Ndërlidhjet

Liderët botërorë kërkojnë më tepër bashkëpunim në sigurinë atomike


Pjesëmarrësit e dëgjojnë fjalimin e Barak Obamës në Seul
Pjesëmarrësit e dëgjojnë fjalimin e Barak Obamës në Seul
Liderët e Koresë Jugore, të Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës, kanë bërë thirrje për më tepër bashkëpunim global në sigurinë atomike, në ditën e dytë përfundimtare të samitit në Seul.

Zyrtarët prej më tepër se 50 vendeve, janë takuar në kryeqytetin e Koresë Jugore, për të diskutuar për mënyrat se si të ndalet rënia e materialit bërthamor në duart e terroristëve.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se kërcënimi mbetet për shkak të “aktorëve të këqinj”, që aktivisht synojnë materiale bërthamore të pasiguruara.

Ky samit është praktikisht vazhdim i konferencës së parë të këtij lloji, që u mbajt në Uashington në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG