Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Tre ushtarë të NATO-s u vranë nga “forcat afgane”


Ushtarët afganë

Ushtarët afganë

Forca e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, thotë se një pjesëtar i saj është vrarë dje nga një “anëtar i dyshuar” i policisë afgane, në pjesën lindore të këtij vendi.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë nuk e ka indentifikuar kombësinë e ushtarit.

Kjo ishte vrasja e dytë e këtillë gjatë ditës së djeshme, pasi dy ushtarë britanikë ishin qëlluar për vdekje në provincën Helmand, nga një ushtar afgan.

Nuk është e qartë se çka i ka shkaktuar këto të shtëna, por duket se ato janë vazhdimësi e një vargu të sulmeve, në të cilat forcat e sigurisë afgane i kanë marrë në shënjestër kolegët e tyre ndërkombëtarë.

Sulmet e këtilla ishin shtuar veçanërisht prej djegies aksidentale të Kuranit në një bazë amerikane në muajin shkurt dhe pas masakrës së dyshuar të 17 civilëve afganë nga një ushtar amerikan më herët këtë muaj.
XS
SM
MD
LG