Ndërlidhjet

logo-print

Obama e Medvedev me mikrofonë të hapur

  • RFE /RL

Obama gjatë takimit me Medvedevin

Obama gjatë takimit me Medvedevin


Kritikët republikanë kanë grabitur shansin për të “sulmuar” presidentin amerikan, Barak Obama, pas një bisede që zhvilloi me homologun e tij rus, Dmitri Medvedev, në një takim bilateral në Korenë e Jugut., ku edhe po zhvillohet samiti për çështjen e armëve nukleare.

Të dy presidentët, mikrofonët i kishin lënë hapur dhe biseda është incizuar nga mediat.

“Këto janë zgjedhjet e mia të fundit. Pas zgjedhjes sime, do të kem më shumë fleksibiltet”, është dëgjuar t’i ketë thënë Obama Medvedevit, duke kërkuar më shumë hapësirë në çështjen e mbrojtjes raketore, e cila ka lëkundur marërdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës.

“E kuptoj. Do t’ia përcjellë këtë informacion Vladimirit dhe jam me ty në këtë çështje”, është përgjigjur Medvedev.

Udhëheqësit republikanë, përfshirë këtu edhe udhëheqësin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Xhon Boner dhe njërin nga kandidatët kryesorë republikanë për president të SHBA-ve, Mit Romni, akuzuan Obaman se po bën koncesione karshi rusëve.

Romni e ka quajtur si “zhvillim alarmues dhe shqetësues”, kurse Boner ka thënë nëpërmjet rrjetit social Tweeter, se Kongresi do të ketë nevojë për një shpjegim se ç’nënkuptoi Obama me ato që i tha Medvedevit.

Shtëpia e Bardhë, ka reaguar duke thënë se përparimi në çështjen e mbrojtjes raketore ka pak gjasë të arrihet në një vit zgjedhjesh në SHBA.

Vetë presidenti Obama ndërkaq, ka hedhur poshtë çfarëdo mungese të konsekuencës dhe tha se atmosfera parazgjedhore në Uashington, nuk është përçuese e diskutimit dy-partiak të çështjeve të ndjeshme të politikës së jashtme.

NATO-ja synon të ndërtojë një system mbrojtjeje raketore në Evropë deri në vitin 2020, për të cilin thotë se ka për synim të parandalojë kërcënimet nga Irani, por të cilin Rusia e sheh si kërcënim për vetveten. (a.v.)

- huazuar nga agjencitë botërore të lajmeve


Video: ABC news

XS
SM
MD
LG