Ndërlidhjet

logo-print

Merah varroset në Tuluz


Varrezat islamike në Tuluz

Varrezat islamike në Tuluz

Trupi i Muhamed Merahut, esktremistit islamik, që vrau shtatë persona në Francë, është varrosur në një varrezë në qytetin e tij të lindjes, Tuluz të Francës, me gjithë kundërshtimet lokale.

Merah, që vrau shtatë persona, para se të qëllohej për vdekje nga policia, është varrosur në varrezat Kornebarro të Tuluzit, pasi që zyrtarët e qytetit dështuan në kërkesën e tyre për të bllokuar varrimin atje.

Zyrtarët e Algjerisë kanë refuzuar të pranojnë trupin për t’u varrosur atje për shkaqe të sigurisë.

Merah pranoi se ka vrarë tre ushtarë francezë, tre fëmijë hebrenj dhe një rabin në incidente të ndara në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG