Ndërlidhjet

Binak Vishaj, anëtar i ri i KQZ-së


Binak Vishaj duke bërë betimin para presidentes Jahjaga.
Binak Vishaj duke bërë betimin para presidentes Jahjaga.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendim për emërimin e Binak Vishajt, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Republikës së Kosovës, si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Siç bën të ditur kumtesa e Presidencës, vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 139, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Paraprakisht, Jahjaga thuhet të ketë marrë vendim që të shkarkohet Blerim Burjani nga pozita e tij si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së.
XS
SM
MD
LG