Ndërlidhjet

Trazira në Tajlandë – 7 të vrarë


Ilustrim me pamje arkivi
Ilustrim me pamje arkivi
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe dhejtëra të tjerë janë plagosur në tre sulme me bomba në jug të Tajlandës.

Shpërthimet thuhet të kenë ndodhur në qytetin Jala. Autoritetet spitalore thonë se mbi 70 persona u janë nënshtruar trajtimeve mjekësore.

Dy shpërthime më të vogla janë dërgjuar në pjesë të tjera të rajonit, por nuk ka pasur njoftime për viktima.

Trazirat në jug të Tajlandës kanë shkaktuar vdekjen e mbi 5,000 personave që nga viti 2004, ndonëse qëllimi i tyre i saktë është i paqartë.

Rajoni është strehë e myslimanëve Malay, të cilët ankohen për persekutime dhe abuzime nga shumica budiste e Tajlandës.
XS
SM
MD
LG