Ndërlidhjet

Sarkozi uron Aung Su Ki-në


Liderja pro-demokracisë në Birmani, Aung San Su Ki
Liderja pro-demokracisë në Birmani, Aung San Su Ki
Presidenti francez Nikolas Sarkozi e ka uruar lideren pro-demokracisë të Birmanisë Aung San Su Ki për fitoren e saj në zgjedhjet e së dielës, të cilat u panë si një test i reformave të premtuara.

“Dëshiroj që në emër të popullit francez të përshëndes fitoren për demokracinë në vendin tuaj, dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm personal tuajin”, ka thënë ai në një deklaratë.
Sarkozi po ashtu ka vërejtur se zgjedhjet ishin “një gjest tjetër i qeverisë së presidentit Tein Sein, i cili meriton lëvdatë”.

Su Ki ka përshëndetur “epokën e re” në Birmani, pas zgjedhjes së saj në parlament, në zgjedhjet e para, pas disa dekadave të sundimit nga junta ushtarake.

Partia e saj tha se Su Ki, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1991, e cila ishte e burgosur nga junta gjatë kohës më të madhe në 22 vitet e fundit, ka fiituar ulëse në Parlament, në votimet e së dielës.
XS
SM
MD
LG