Ndërlidhjet

Kërkohen veprime konkrete nga Asadi


Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Suzan Rajs
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Suzan Rajs
I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe Kofi Anan ka njoftuar se presidenti Bashar al Asad është pajtuar që të tërheqë trupat nga qytetet më 10 prill.

Kjo do të shtronte rrugën për një armëpushim me kryengritësit dhe një zbarkim eventual të misionit të OKB-së që do të monitornte armëpushimin.

Anan ka raportuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Siri.

Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs tha se Siria duhet të gjykohet nga veprimet dhe jo nga fjalët, duke vënë në pah se Damasku ka dështuar të përmbushë premtimet e ngjashme në të kaluarën.

“Ne në muajt e kaluar kemi parë premtime që janë shkelur. Kemi parë se përkushtimet për t’i dhënë fund dhunës janë pasuar me intensfikim masiv të dhunës. Prandaj, Shtetet e Bashkuara do t’i shqyrtojnë këto përkushtime, por kjo dëshmoeht me veprime, jo me fjalë. Përvoja e kaluar na bën skeptikë dhe na brengos se në ditët e ardhshme në vend të uljes së dhunës, mund të shohim përshkallëzim të saj”, ka thënë Rajs.

Ambasadori sirian në OKB, Bashar Xhafari kritikoi vendimin e “Miqve të Sirisë” për t’iu ofruar material mbështetës kyngritësve, duke thënë se kjo shkel rregullat e OKB-së.

“Çdo veprim i vetëm që nuk është në linjë me dispozitat e misionit të Ananit është shkelje e këtij misioni. Prandaj, secili duhet të bartë përgjegjësinë, përfshirë SHBA-të, për deklaratat se do të furnizojnë me pajisje komunikimi. Dhe për ata që edhe publikisht kanë thënë se do të dërgojnë para dhe paga për grupet e armatosura në Siri, dikush duhet t’i sjellë para një karrigeje rrëfyese në Këshillin e Sigurimit dhe t’i pyesë se përse po e bëjnë këtë. Kjo nuk është vetëm shkelje e kartës, nuk është vetëm shkelje e misionit të Ananit, por është shkelje dhe deklaratë për luftë kundër sovranitetit të Sirisë”, ka thënë Xhafari.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka përsëritur se aleanca ushtarake nuk e ka ndërmend që të intervenojë në Siri” dhe as të armatosë kryengritësit.
XS
SM
MD
LG