Ndërlidhjet

Jahjaga takohet me delegacionin e Kongresit të SHBA-ve


Jahjaga gjatë takimit me delegacionin e Kongresit të SHBA-ve
Jahjaga gjatë takimit me delegacionin e Kongresit të SHBA-ve
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të martën është takuar me delegacionin e Kongresit të Shteveve të Bashkuara, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në delegacionin amerikan ishin kongresistët David Dreier, David Price, Jim McDermott, Erik Paulsen dhe Gerry Connolly.

Zonja Jahjaga në këtë takim ka shprehur falënderimet e saj dhe të popullit të Kosovës për ndihmën që SHBA-ja, administrata e saj, Kongresi dhe populli amerikan, i kanë dhënë Kosovës në arritjen e lirisë.

Ajo theksoi se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët të institucioneve e qytetarëve të saj, me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas saj, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj evropianë, e kanë dëshmuar përkushtimin ndaj Ballkanit dhe vizionit për Evropën e bashkuar dhe rajonin e Ballkanit të integruar plotësisht, thuhet në faqen e presidentes së Kosovës në Internet.(f.b.)
XS
SM
MD
LG