Ndërlidhjet

logo-print

Romni synon fitore në tri shtete, fokusohet kundër Obamës


Dy prej katër kandidatëve republikanë për nominimin presidencial, Mit Romni (majtas) dhe Rik Santorum

Dy prej katër kandidatëve republikanë për nominimin presidencial, Mit Romni (majtas) dhe Rik Santorum

Duket se Mit Romni, ish guvernator i Masaçusetsit, është kandidati favorit për ta fituar nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkura, që mbahen më 6 nëntor të këtij viti.

Në këtë kuadër, ai me besim i shikon votimet e sotme në tri shtete: Viskonsin, Merilend dhe Uashington D.C.

Supas hulumtimeve të fundit të opinionit, ai ka epërsi në këto tri shtete.

Duke e parë nominimin si diçka reale, zoti Romni, gjatë ditëve të fundit nuk ka bërë komente lidhur me kandidatët e tjerë republikanë: Rik Santorum, Njut Gingriç dhe Ron Pol, por në fokus të kritikave e ka pasur presidentin Barak Obama.

Ai u tha mbështetësve të tij se Obama “e merr inspirimin e tij politik nga kryeqytetet evropiane”.

Në një intervistë për televizionin Fox News, Romni tha se “gjë e mirë për ne do të ishte që sa më shpejt ta kemi të nominuarin dhe të mund të fokusohemi në Barak Obamën”.

Megjithatë, kandidati Rik Santorum, thotë se ai mbetet në garë.

Deri tash, Mit Romni ka fituar 572 delegatë për Konventën Kombëtare Republikane, ndërsa për ta fituar nominimin i duhen 1144 sosh.

Santorum ka 272, Njut Gingriç 135, ndërsa Ron Pol ka 51 delegatë.
XS
SM
MD
LG