Ndërlidhjet

Vriten 8 pjesëtarë të forcave afgane


Pas sulmit në Majmana, 04 prill 2012
Pas sulmit në Majmana, 04 prill 2012
Të paktën tetë anëtarë të forcave afgane të sigurisë janë vrarë në një sulm të luftëtarëve talibanë në një postbllok në provincën perëndimore afgane, Farah.

Zyrtarët thanë se stacioni është sulmuar të mërkurën mbrëma.

Zëdhënësi i talibanëve Jusef Ahmedi ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi vjen pasi që të paktën 12 persona, përfshirë të paktën tre ushtarë amerikanë, raportohet të jenë vrarë nga një sulmues vetëvrasës në provincën Farjab.

Raportohet se në këtë sulm janë vrarë edhe një numër i forcave afgane.
XS
SM
MD
LG