Ndërlidhjet

Anan: Viktima alarmuese në Siri


Kofi Anan
Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, u tha sot Kombeve të Bashkuara se ka raporte për viktima “alarmuese” në Siri, përkundër pretendimeve për tërheqje të pjesërishme të trupave nga qytetet ku ka protesta.

Zoti Anan tha se nuk mund t’i konfirmoj pretendimet për tërheqje të Sirisë.

Raportohet se sot forcat e regjimit kanë lansuar sulme të ashpra kundër lagjeve të kryeqytetit Damask, të dominuara nga opozita. Vlerësohet se ky ishte sulmi më i ashpër i regjimit afër kryeqytetit prej se ka filluar kryengritja, para një viti.

Ankaraja thotë se më se 1 mijë refugjatë kanë hyrë në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, kështu që tash numri i tërësishëm i refugjatëve nga Siria në Turqi arriti në 21 mijë.

Shumë njerëz, poashtu, po largohen në Jordani për t’iu shmangur luftës.
XS
SM
MD
LG