Ndërlidhjet

Tuaregët shpallin pavarësinë nga Mali


Mali, 6 prill 2012

Mali, 6 prill 2012

Kryengritësit tuaregë në Mali kanë shpallur zyrtarisht pavarësinë e territorit të tyre, që e kanë quajtur Azauad, në veri të shtetit veri-afrikan.

Unioni Afrikan ka hedhur poshtë deklaratën si “si të pavlefshme”.

Kryengritësit tuaregë të ndihmuar nga militantët islamikë kanë marrë kontrollin e zonës që është kryesisht shkretërirë- më e madhe se Franca- në muajin e kaluar pas një grusht-shteti në kryeqytetin Bamako.

Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Azauadit i kërkoi komunitetit ndërkombëtar njohjen e shtetit të ri dhe tha se do të respektojë kufijtë e shteteve fqinje.

Kjo lëvizje përfshin luftëtarët tuaregë që janë kthyer nga Libia, ku kanë mbështetur ish liderin Muamer Gadafin.

Militantët islamikë ndërkohë, po kërkojnë që të vendosun ligjin islamik të sheriatit në veri.

Grupet humanitare paralajmërojnë se Mali është në prag të katastrofës humanitare, përderisa mijëra vetë po ikin nga trazirat.
XS
SM
MD
LG