Ndërlidhjet

Liderët kosovarë ua urojnë besimtarëve Pashkët


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Liderët e institucioneve të Kosovës kanë uruar besimtarët katolikë si dhe drejtuesit e Kishës Katolike në Kosovë, me rastin e Festës së Pashkëve.

"Festa e Pashkëve është festë e paqes, e dashurisë dhe e shpresës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e rikthimit në vlerat më sublime shpirtërore.
Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit tonë, kujtojmë përpjekjet shekullore për liri, pavarësi e demokraci, për një jetë në paqe dhe në harmoni ndërmjet gjithë njerëzve”, thuhet në urimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo ka kujtuar se “kjo ditë e gjen vendin tonë me të arritura të shumta në të gjitha fushat, me përkushtim më të madh, me synimin e qartë që sa më parë të bëhemi pjesë e familjes së madhe të kombeve të lira, të Bashkimit Evropian dhe anëtar i OKB dhe i të gjitha mekanizmave dhe organizatave ndërkombëtare.”

Telegram urimi ka dëgruar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kjo festë e shenjtë është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri - tjetrit.
Ky festim bëhet edhe më i veçantë në vitin kur ne po e përmbyllim suksesshëm pavarësinë e mbikëqyrur, dhe po ecim sigurt drejt perspektivës së ndritur euroalantike”, thuhet në urimin e kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG