Ndërlidhjet

Vatikan: Mesha e Pashkëve


Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI, në fjalimin e tij tradicional Urbi et Orbi (Qytetit dhe botës) me rastin e festës së Pashkëve, para dhjetëra mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, është angazhuar për paqe në mbarë botën.

Ai me këtë rast kërkoi nga Qeveria e Sirisë që ta ndalë konfliktin njëvjeçar me gjakderdhje dhe ka folur për përkeqësimin e situatës në Nigeri dhe Mali, në të cilat ka komunitete të krishtera.

Papa e dënoi diskriminimin dhe shtypjen e bashkësive të krishtera në botë, e veçanërisht në Lindjen e Mesme.

“Jezu Krishti është shpresa dhe ngushëllimi, veçanërisht për pjesëtarët e bashkësisë së krishterë, që më së shumti i janë ekspozuar diskriminimit dhe shtypjes për shkak të fesë së cilës i takojnë”, tha Papa Benedikti XVI.

Më herët, Papa Benedikti XVI tërhoqi vërejtjen se njerëzimi po ecën nëpër errësisë, duke mos qenë i aftë ta dallojë të mirën nga e keqja.

“Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejta. E vërteta është më e fortë se gënjeshtra”, tha Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit, që ishte e mbushur përplot me besimtarë.

I veshur në të bardhë, si simbol i jetës së re, ai, megjithatë ka tërhequr vërejtjen se “errësira paraqet kërcënim real për njerëzimin”.

“Nëse Zoti dhe vlerat morale, dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, mbeten në errësirë, atëherë të gjitha dritat e tjera, të cilat kanë lindur vepra të pabesueshme teknike, paraqesin jo vetëm përparim, por neve dhe botën nga ekspozojnë edhe para rreziqeve”, theksoi Papa dhe shtoi se besimi është “përndritje e vërtetë”.(f.b.)
XS
SM
MD
LG