Ndërlidhjet

Franca i dënon kërkesat e papranueshme të Damaskut


Pamje pas një sulmi me predha të forcave qeveritare në qytetin sirian Homs

Pamje pas një sulmi me predha të forcave qeveritare në qytetin sirian Homs

Franca i ka dënuar kërkesat e reja të qeverisë së Sirisë, për t’i tërhequr trupat e saj nga qytetet deri më 10 prill, duke i cilësuar si të “papranueshme”.

Ky qëndrim i ministrisë së jashtme të Francës u publikua pasi dje Damasku tha se dëshiron që kryengritësit të japin garantime me shkrim se do ta ndalin luftimin, para se qeveria t’i tërheq trupat.

Qeveria e Sirisë, poashtu, dëshiron që qeveritë e jashtme të mos e financojnë opozitën.

Armëpushimi, duke filluar më 10 të këtij muaji, është pjesë e planit paqësor të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe, Kofi Anan.

Megjithatë, rritja e dhunës tashmë e ka rrezikuar edhe çështjen e armëpushimit.

Aktivistët opozitarë thonë se disa njerëz janë vrarë dhe plagosur gjatë ditës së djeshme, kur forcat qeveritare e sulmuan me predha një hapësirë ku gjenden kryengritësit afër kufirit me Turqinë.
XS
SM
MD
LG