Ish shefi i KGB-së në Osetinë Jugore, Leonid Tibilov, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në rajonin separatist të Gjeorgjisë.
Komisioni zgjedhor tha se pasi të gjitha fletvotimet janë numëruar nga zgjedhjet e së dielës, Leonid Tibilov ka fituar 54.12% të votave, ndërsa rivali i tij, David Sanakojev, fitoi 42.65%.
Këto votime u mbajtën pasi Gjykata Supreme vendosi t’i anuloj zgjedhjet presidenciale të nëntorit, meqë liderja opozitare, Alla Xhiojeva, doli e para në zgjedhje.
Gjykata, poashtu, ia ndaloj Xhiojevës që të marrë pjesë në garat presidenciale.
Osetija Jugore, sikur edhe rajoni tjetër separatist i Gjeorgjisë, Abhazia, e kanë shpallur pavarësinë në fillim të viteve të 90-ta.
Pas luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në vitin 2008, Moska i njohu këto dy rajone si të pavarura, por pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare nuk i ka njohur dhe i konsideron si pjesë përbërëse të Gjeorgjisë.