Ndërlidhjet

SHBA: Kina t'i bëjë presion Koresë Veriore


Raketa Unha-3, Kore Veriore, 08 prill, 2012

Raketa Unha-3, Kore Veriore, 08 prill, 2012

Shtetet e Bashkuara thanë se do të vazhdojnë t’i kërkojnë Kinës që të bëjë presion mbi Korenë Veriore që të mos lansojë raketën e planifikuar.

“Po vazhdojmë q ëtë inkurajojmë Kinën, që të bëjë krejt çka është e mundur. Kemi shpresa se ata do të vazhdojnë të përdorin ndikimin e tyre në orët dhe ditët në vijim”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland.

Koreja Veriore ka thënë se do të lansojë një raketë, e cila sipas këtij shteti, do të vendosë një sateelit në orbitë.

Por, SHBA dhe shtetet tjera të Perëndimit, druhen se qëllimi i lansimit nuk është ky, por ka të bëjë me ndonjë provë bërthamore.
XS
SM
MD
LG