Ndërlidhjet

NATO në Afganistan deri më 2014


Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë takimit me presidentin afgan, Hamid Karzai. Kabul, 12 prill 2012.
Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë takimit me presidentin afgan, Hamid Karzai. Kabul, 12 prill 2012.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka konfirmuar se forcat ndërkombëtare do të tërhiqen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014 – kohë kur për sigurinë e vendit do të nisë të kujdeset policia dhe ushtria vendore.

Rasmusen, i cili ndodhet për vizitë në Kabul, ka theksuar se NATO-ja do të vazhdojë të financojë dhe trajnojë trupat afgane edhe pas vitit 2014.

Trupat afgane deri më tash numërojnë 330,000 pjesëtarë, ndërsa deri në fund të vitit pritet të rriten edhe për 20,000 të tjerë.

“Ne do të tërhiqemi gradualisht, ndërsa përgjegjësinë për sigurinë do t’ua bartim forcave vendore të sigurisë”, ka thënë Rasmusen.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s kanë rreth 100,000 ushtarë të angazhuar për luftën anti-talibane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG