Ndërlidhjet

logo-print

Njëqind vjet nga fundosja e Titanikut


Fundosja e Titanikut

Fundosja e Titanikut

Pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi të anijes “Balmoral” kanë mbajtur një shërbim përkujtimor në Atlantik, vendin ku është fundosur anija luksoze “Titanik”, 100 vjet më parë. Mbi 1,500 persona kanë humbur jetën në tragjedinë historike.

Në Halifaks të Kanadasë, ku janë varrosur 150 viktima të Titanikut, kambanat e kishës kanë shënuar momentin e fundosjes.

Në vendin ku është ndërtuar Titaniku, në Belfast të Irlandës, do të hapet një kopsht përkujtimor.

Rreth 300 njerëz kanë marrë pjesë në një memorial në Liçfild të Anglisë, pranë shtëpisë së kapitenit të Titanikut, Eduard Smith.
XS
SM
MD
LG