Ndërlidhjet

Irani siguron transaksionet bankare


Ilustrim
Ilustrim
Banka Qendrore e Iranit u ka bërë thirrje të gjithë poseduesve të kredit-kartelave dhe debit-kartelave të ndryshojnë kodet personale të identifikimit, si masë për të rritur sigurinë e transaksioneve të tyre.

Deklarata e Bankës pason raportet e mediave se kredit-kartelat e rreth tre milionë iranianëve janë sulmuar.

Hakeri është identifikuar si Khosro Zare, ish-specialist i sistemit bankar në Iran, i cili së fundmi është larguar jashtë shtetit.

Zare ka shkruar në blogun e tij se ka “sulmuar” PIN-kodet për të nxjerrë në pah dobësitë e sistemit bankar në Iran.

Zyrtarët e Bankës Qendrore më herët i kanë minimizuar raportet, duke thënë se “kërcënimi në sistemin bankar të Iranit nuk është serioz”.
XS
SM
MD
LG