Ndërlidhjet

NATO e Rusia diskutojnë mbrojtjen raketore


Pamje nga takimi i ministrave të NATO-s, Bruksel, 18 prill, 2012
Pamje nga takimi i ministrave të NATO-s, Bruksel, 18 prill, 2012
Rusia dhe NATO do të diskutojnë planet e aleancës për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes raketore në Evropë, në takimin që zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të Këshillit NATO- Rusi. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton pritet të marrin pjesë.

NATO thotë se mburoja raketore do ta mbrojë Evropën nga raketat e lansuara nga shtetet, siç është Irani.

Por, Rusia frikësohet se mburoja do të neutralizojë mbrojtjen bërthamore të saj.

Një ditë më parë, ministrat e NATO-s kanë diskutuar për strategjinë e tërheqjes ushtarake nga Afganistani dhe financimin për forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG