Ndërlidhjet

Karzai e quan neveritës skandalin me fotografi


Presidenti afgan Hamid Karzai

Presidenti afgan Hamid Karzai

Presidenti afgan Hamid Karzai ka kërkuar një tranzicion më “të shpejtë” të përgjegjësive të sigurisë nga forcat e NATO-s pas valës së fundit të publikimit të fotografive, në të cilat shfaqen ushtarët amerikanë duke u fotografuar më pjesë të trupave të vrarë të militantëve afganë.

Karzai, e ka quajtur këtë veprim “neveritës”.

Ai tërhoqi vërejtjen se incidente të ngjashme në të kaluarën kanë nxitur reagime të ashpra të afganëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Fotografitë thuhet se janë bërë në vitin 2010 dhe tash janë publikuar nga "The Los Angeles Times".

Qeveria amerikane e ka “dënuar fuqishëm” sjelljen e ushtarëve.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se fotografitë nuk reflektojnë “vlerat” e ushtarëve amerikanë dhe u zotua se autorët do të dënohen.
XS
SM
MD
LG