Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshje Protokolli OKB-Siri

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendësministri i Jashtëm sirian Faisal al-Mikdad (djathtas) dhe gjenerali Abhixhit Guha(majtas) nga Departamenti për Operacione Paqeruajtëse i OKB-së, 19 prill, 2012

Zyrtarët thanë se Siria dhe OKB-ja kanë arritur një marrëveshje protokolli mbi zbarkimin e vëzhguesve në lidhje me armëpushimin e vendit.

Një zëdhënës i të dërguarit të paqes Kofi Annan tha se marrëveshja mbulon funksionet e vëzhguesve dhe përgjegjësitë e qeverisë siriane.

Ajo erdhi, pasi që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun tha se Siria ka dështuar që të përmbushë obligimet nën planin ndërkombëtar të paqes.

Ai po ashtu ka kërkuar zgjerimin e misionit edhe për 50 vëzhgues të tjerë, nga 250 sa ishin planifikuar në fillim.

Ndërkohë, ka pasur raporte të vazhdueshme të dhunës në Siri, e cila po kërcënon armëpushimin një-javor.
XS
SM
MD
LG