Ndërlidhjet

Vdesin katër ushtarë amerikanë


Pamje arkivi
Pamje arkivi
Autoritetet afgane kanë bërë të ditur se katër ushtarët amerikanë, që kanë qenë në bordin e helikopterit të rrëzuar në jugperëndim të Afganistanit, kanë humbur jetën.

Daud Ahmadi, zëdhënës i guvernatorit të provincës Helmand – vendit ku ka ndodhur incidenti – tha se helikopteri është rrëzuar nga kushtet e këqija të motit.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk i ka konfirmuar vdekjet.

Zyrtarët amerikanë, të cilët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që helikopteri të jetë qëlluar nga “zjarri i armiqve”, kanë thënë po ashtu se moti i keq mund të ketë qenë shkaktar i fatkeqësisë.

Që nga ndërhyrja e SHBA-së në Afganistan në vitin 2001 ka pasur disa incidente me helikopterë, por NATO-ja, megjithatë, ka thënë se ato rrallë kanë qenë rezultat i zjarrit të talibanëve.
XS
SM
MD
LG