Ndërlidhjet

YouTube humb betejën ligjore në Gjermani


Logo e YouTube
Logo e YouTube
Një gjykatë gjermane ka vendosur se YouTube mban përgjegjësinë kur përdoruesit postojnë klipe muzikore duke shkelur të drejtën e autorit.

Gjykata në Hamburg tha se shërbimi për shpërndarjen e vidoeve i kompanisë Google, mund të instalojë filterë që pengojnë përdoruesit nga publikimi i muzikës, për të cilën, të drejtat i ruan trupi muzikor gjerman GEMA.

YouTube tha se nuk merr përgjegjësi se çka bëjnë përdoruesit, kur i është thënë se ka shkelur të drejtat e autorit.

Nuk është bërë e qartë menjëherë nëse do të apelohet vendimi.

Po që se YouTube detyrohet t’ia paguajë GEMA-s të gjitha klipet e pëdorura në uebsajt, llogaria do të jetë tepër e madhe.
XS
SM
MD
LG