Ndërlidhjet

Feith mirërpet miratimin e ligjit për Prizrenin e Hoçën


Pamje nga Prizreni
Pamje nga Prizreni
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith mirëpriti sot miratimin e ligjeve për Qendrën Historike të Prizrenit dhe fshatin Hoçë e Madhe nga Kuvendi i Kosovës.

“Miratimi i këtyre dy ligjeve e forcon kornizën ligjore të Kosovës për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore. Po ashtu, miratimi i këtyre dy ligjeve e afron Kosovën një hap më afër plotësimit të angazhimeve sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin si dhe siguron respektimin e të drejtave dhe interesave të të gjitha palëve të interesuara”, tha përmes një deklarate për media, shefi i ICO-s, Piter Feith.

“Prizreni dhe Hoça e Madhe janë jetike për trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës. Ruajtja e kësaj trashëgimie është e rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka thënë Feith për të shtuar se “Këto ligje mundësojnë zhvillimin harmonik dhe të qëndrueshëm të qendrës historike të Prizrenit dhe fshatit Hoçë e Madhe, derisa sigurojnë ruajtjen e karakterit dhe bukurisë së këtyre dy vendeve unike.”

ICR-ja pret zbatimin e këtyre ligjeve sa më parë, përfshirë themelimin e dy këshillave që parashihen nga ato, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG