Ndërlidhjet

Britania i ofron 15 miliardë USD FMN-së


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së
Qeveria e Britanisë tha se do t’i japë hua Fondit Monetar Ndërkombëtar 15 miliardë dollarë si pjesë e një lëvizjeje që pritet t’i mbledhë më shumë sesa 400 miliardë dollarë për burimet e huadhënësit global.

Sekretari i financave Xhorxh Ozborn tha se vendimi dëshmon fuqinë fiskale të Britanisë.

Ai iu tha gazetarëve se Britania ka pasur mundësi të kontribuojë, pasi që masat shtrënguese të miratuara në vitet e fundit nga kryeministri Dejvid Kameron, e kanë forcuar pozicionin ekonomik.

Ozborn gjendet në Uashington për të marrë pjesë në takimin e Grupit të 20 ekonomive udhëheqëse dhe FMN-së. Kontributi britanik është relativisht i vogël.

Ekonomia tjetër e zhvilluar, Japonia, ka ofruar 60 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG