Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria e fajëson kompaninë për rrëzimin e aeroplanit


Familjarët e personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit tubohen në aeroportin në Karaçi

Familjarët e personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit tubohen në aeroportin në Karaçi

Qeveria e Pakistanit thotë se kompania Bhoja Air, që është pronare e aeroplanit Boing 737, që është përplasur dje afër Islamabadit, me ç’rast humbën jetën të 127 personat në aeroplan, e bartë përgjegjësinë për aksident.

Ministri i brendshëm pakistanez, Rehman Malik, tha se Bhoja Air “duket se është për tu fajësuar pasi e ka siguruar aeroplanin shumë të vjetër”.

Ai mëtutje ka theksuar se nëse një kompani ajrore, “nuk ka para të mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se ju duhet ta bleni aeroplanin e vjetër 30 vjet ose më tepër”.

Ministri Malik tha se pronari i kompanisë, Faruk Bhoja, është futur në listën e personave, që nuk u lejohet të largohen nga Pakistani, derisa hetimet për këtë fatkeqësi po vazhdojnë.

Aeroplani po fluturonte nga qyetin jugor Karaçi për në Islamabad, kur u përplas disa kilometra larg aeroportit ndërkombëtar Benazir Buto. Në momentin e përplasjes raportohet se moti ishte i keq.
XS
SM
MD
LG