Ndërlidhjet

Holland në epërsi ndaj Sarkozisë


Kandidati i Partisë Socialiste, Franso Holland.
Kandidati i Partisë Socialiste, Franso Holland.
Me të gjitha votat e numëruara nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, shifrat tregojnë se kandidati i Partisë Socialiste, Franso Holland, ka marrë 28.63 për qind të votave, ndërsa presidenti në detyrë, Nikolas Sarkozi, 27.08 për qind të tyre. Meqë asnjëri s’ka marrë mbi 50 për qind të votave të nevojshme, edhe Holland, edhe Sarkozi do të garojnë në balotazhin e 6 majit.

Në anën tjetër, kandidatja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, ka siguruar 18.01 për qind të votave – çfarë është shifër rekord për Partinë e Frontit Kombëtar, të themeluar nga babai i saj, Zhan Mari Le Pen.

Mbështetja e konsiderueshme për të shihet edhe si kritikë për Hollandin dhe Sarkozinë. Le Pen ka thënë se nuk do të komentojë publikisht deri më 1 maj se cilin prej dy kandidatëve të mbetur e mbështet.

Kandidati i krahut të majtë, Zhan Luk Mellenshon, dhe veterani i qendrës, Franso Bajrou, qëndrojnë në vendin e katërt dhe të pestë në mesin e dhjetë kandidatëve të raundit të parë.
XS
SM
MD
LG