Ndërlidhjet

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të drejtave autoriale. Njëzetetre prilli paraqet një datë simbolike për letërsinë botërore, sepse në këtë ditë, më 1616, ka vdekur Migel de Servantes, ndërsa ka lindur Uilliam Shekspiri.

UNESCO e shënon këtë ditë me ndihmën e shumë botuesve, letrarëve, mësuesve dhe ekspertëve të komunikimit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) do që të nxisë leximin te të gjithë, e posaçërisht te të rinjtë, si dhe të promovojë mbrojtjen e pronës intelektuale nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave të autorit.

Vendimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit është marrë në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s më 1995 në Paris.
XS
SM
MD
LG