Ndërlidhjet

Turqi: Keqardhje e thellë për komentet e Barak Obamës


Pamje nga një përkujtim në Stamboll të vrasjeve të armenëve në vitin 1915

Pamje nga një përkujtim në Stamboll të vrasjeve të armenëve në vitin 1915

Turqia ka shpehur “keqardhje të thellë” lidhur me komentet e presidentit amerikan, Barak Obama, me rastin e përkujtimit të vrasjes së 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Këtë ngjarje Obama e ka përshkruar si “njërën nga mizoritë më të këqia në shekullin e 20-të”.

Presidenti amerikan mëtutje ka thënë se armenët ishin “masakruar në mënyrë brutale”, por ai nuk e ka përdorë fjalën “gjenocid”.

Ministria e jashtme e Turqisë i ka cilësuar komentet e Barak Obamës si “të anshëm” dhe shtrembërim i “fakteve historike”.

Armenia dhe pjesa më e madhe e historianëve pajtohen se vrasjet gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ishin gjenocid.

Por, shumë në Turqi argumentojnë se vrasjet ishin bërë në kaosin e luftës.
XS
SM
MD
LG