Ndërlidhjet

Me këngë kundër Breivikut


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Mijëra norvegjezë planifikojnë të protestojnë të enjten kundër ekstremistit të djathtë, Anders Bering Breivik, duke kënduar një këngë për paqen dhe unitetin, të cilën ai e urren.

Breivik, i cili po gjykohet për vrasjen e 77 personave në korrik të vitit të kaluar, e ka quajtur këngën “Children of the Rainbow” shpëlarje marksiste të trurit.

Organizatorët e protestës thonë se do të këndojnë disa blloqe larg gjykatës ku gjykohet Breiviku.

Gjatë gjykimit të tij, ai ka hedhur poshtë raportin psikiatrik, i cili e deklaron atë të çmendur. Breivik i ka thënë gjykatës në Oslo se raporti është i bazuar në “trillime të liga”, që kanë për qëllim ta diskreditojnë atë.

Ai ka pranuar se ka vrarë 8 persona me shpërthimin e bombës pranë ndërtesave qeveritare në kryeqytetin norvegjez dhe 69 të tjerë, kryesisht të rinj, në kampin e Partisë Laburiste në ishullin Utoja.
XS
SM
MD
LG