Ndërlidhjet

Çavez kthehet në Venezuelë


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, është kthyer në vend, pas trajtimit me radioterapi në Kubë.

Televizioni shtetëror ka treguar pamje të Çavezit duke folur me nënpresidentin e Venezuelës dhe ndihmës të tjerë, në aeroportin e Karakasit.

Çavez ka nisur shërimin në Kubë në fund të marsit, pas operimit të tumorit në muajin shkurt. Po nga tumori, ai është operuar edhe në qershor të vitit të kaluar.

Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë do të mbahen në tetor, ndërsa Çavez do të jetë njëri nga kandidatët.
XS
SM
MD
LG