Ndërlidhjet

Beogradi dëbon romët nga lagjja


Beograd, 26 prill 2012.
Beograd, 26 prill 2012.
Komuna e Beogradit ka nisur dëbimin e rreth 1,000 romëve nga një vendbanim i improvizuar në kryeqytetin serb, pavarësisht protestave të grupeve për të drejtat e njeriut.

Autoritetet komunale thonë se “lagjja e ndërtuar me kasolle prej druri në një pjesë të re të Beogradit, është e paligjshme dhe ndalon projektet e ndërtimit”.

Organizata Amnesty International ka dënuar këtë akt, duke e quajtur “dëbim me forcë” dhe “shkelje të hapur të të drejtave të njeriut”.

Komuna do t’i lëvizë romët në kontejnerë metalikë jashtë kryeqytetit.

Në Serbi jetojnë rreth 500,000 romë, që përbëjnë 7 për qind të popullsisë.

Ata shpesh keqtrajtohen nga grupet ekstreme nacionaliste të Serbisë.
XS
SM
MD
LG