Ndërlidhjet

logo-print

Gyl: Turqia e vazhdon mbështetjen për Kosovën


Jakup Krasniqi (majtas) dhe Xhemil Çiçek në takimin e sotëm

Jakup Krasniqi (majtas) dhe Xhemil Çiçek në takimin e sotëm

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, sot ka deklaruar se ky vend do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në procesin e njohjeve dhe në fushat të tjera.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të Kuvendit të Madh të Turqisë, Xhemil Çiçek, thuhet në faqen në Internet të Kuvendit të Kosovës.

Zoti Krasniqi e ka njohur presidentin Gyl me përparimet që i ka bërë Kosova dhe me sfidat me të cilat po përballet, dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Turqisë, si në procesin e njohjeve ashtu edhe në proceset e tjera.

Sot Jakup Krasniqi është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, Xhemil Çiçek.

Pritet që delegacioni i Kuvendit të Kosovës, që kryesohet nga Krasniqi, nesër të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
XS
SM
MD
LG