Ndërlidhjet

Njëzeteshtatë të plagosur në Ukrainë


Dnipropetrovsk, 27 prill 2012.
Dnipropetrovsk, 27 prill 2012.
Të paktën katër shpërthime kanë tronditur qytetin lindor të Ukrainës, Dnipropetrovsk.

Ministria e Emergjencave ka bërë të ditur se 27 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë plagosur.

Zyrtarët citohet të kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimet është shkaktuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes, i vendosur në një kontejner plehrash.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se hetuesit po trajtojnë shpërthimet si “sulme të dyshuara terroriste”.

Presidenti Viktor Janukoviq i ka cilësuar ato si “sfidë të madhe për gjithë vendin”.

Të katër shpërthimet kanë ndodhur në zona të banuara të qytetit.
XS
SM
MD
LG