Ndërlidhjet

Revoltohen islamistët egjiptianë


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi
Qindra islamistë egjiptianë kanë protestuar në Kajro, kundër këshillit ushtarak që mban pushtetin.

Ata i kanë bërë thirrje këtij organi të pengojnë nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale ish-ndihmësin e presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak.

Protestuesit ishin kryesisht nga Vëllazëria Myslimane dhe lëvizja radikale, Salafi.

Protestat vijnë një ditë pasi Komisioni Zgjedhor ka publikuar listën e 13 kandidatëve, që plotësojnë kushtet për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 23-24 majit – të parat që kur kryengritja popullore rrëzoi Mubarakun në shkurt të vitit të kaluar.

Edhe pse ligji i miratuar nga Parlamenti, i dominuar me islamistë, ndalon zyrtarët e regjimit të kaluar të kandidojnë për president, zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se Ahmed Shafik – kryeministri i fundit i Mubarakut – është kandidat me të drejta për të kandiduar.
XS
SM
MD
LG