Ndërlidhjet

Forcohet tregtia ruso-kineze


Kryeministri rus Vlladimir Putin me homologun kinez Uen Xhiabao, Pekin, 2009

Kryeministri rus Vlladimir Putin me homologun kinez Uen Xhiabao, Pekin, 2009

Zyrtarët thonë se delegacionet ruse dhe kineze kanë nënshkruar 27 kontrata me vlerë rreth 15 miliardë dollarë.

Zëvendëskryeministri kinez Li Kequiang e bëri njoftimin të shtunën gjatë një forumi ruso-kinez të biznesit në Moskë ku morën pjesë me qindra biznesmenë kinezë.

Zyrtarët kinezë thanë se kontratat përfshijnë marrëveshjet në fushën e "transportit, energjisë, komunikimit, teknologjisë së lartë dhe projektet e investimeve".

Ai vlerësoi se vlera e përgjithshme e kontratave ëshë më shumë se 15 miliardë dollarë.

Zëvendës kryeministri i parë rus Igor Shuvalov përfaqësoi qeverinë ruse në takim.
Kina është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë, dhe sipas Interfaxit tregtia dypalëshe e tyre në vitin 2011 kapi vlerën prej 79.5 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG