Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Malajzi


Policia e Malajzisë, foto nga arkivi
Policia e Malajzisë, foto nga arkivi
Policia në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe kë përdorur topat e ujit ndaj mijëra protestuesve që morën pjesë në një demonstratë në mbështetje të reformave zgjedhore.

Raportet thonë se deri në 25 mijë njerëz u mblodhën për të marrë pjesë në tubimin në zonën afër sheshit Merdeka.

Autoritetet thanë se protestuesit pro-opozitarë nuk kanë marrë leje për mbajtjen e pro
testës, andaj kanë bllokuar sheshin me tela gjemborë dhe barrikada.

Policia ka gjuajtur me gaz lotsjellës dhe ujë pasi që disa protestues u përpoqën të heqin barrikadat.

Protestuesit po kërkojnë reforma në komisionet zgjedhore dhe spastrimin e asaj që ata e quajnë listë mashtruese zgjedhore, për të cilën thonë se do t'i japë koalicionit të kryeministrit Naxhib Razak një avantazh të padrejtë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG