Ndërlidhjet

Izraeli rrezikon zgjedhjet e parakohshme


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se po shqyrton shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, pas tërheqjes së një pjese të konsiderueshme nga koalicioni i tij i brishtë.

Të shtunën, partia e ministrit të Jashtëm, Avigdor Liberman, ka bërë të ditur se po largohet nga koalicioni qeverisës.

Partia ultra-nacionaliste është anëtarja e dytë më e madhe e koalicionit, pas partisë së Netanjahut.

Zgjedhjet parlamentare në Izrael aktualisht janë të planifikuara për tetor të vitit 2013.

Analistët thonë se fushata parazgjedhore në Izrael mund të zvogëlojë edhe më shumë gjasat e rikthimit të bisedimeve për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG