Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa për shtyrjen e gjykimit të Mlladiqit


Ratko Mlladiq
Ratko Mlladiq
Tribunali për Krime Lufte i Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për të shtyrë gjykimin e ish gjeneralit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiq, i cili akuzohet për gjenocid kundër joserbëve në konfliktin e Bosnjes.

Gjykatësit vendosën se gjykimi do të fillojë siç është caktuar më parë, më 16 maj.

Avokati i Mlladiqit, ka kërkuar një shtyrje prej 90 ditësh, duke thënë se mbrojtjes i
duhet më shumë kohë që të shqyrtojë materialin e dorëzuar nga prokurorët, meqë sipas tij, ai është dorëzuar shumë vonë.

Mlladiq akuzohet për gjenocid dhe krime lufte, përfshirë edhe akuzat për masakrën e Srbrenicës, në të cilën janë vrarë 8 mijë meshkuj myslimanë.
XS
SM
MD
LG