Ndërlidhjet

Reforma e administratës publike, sfidë për integrime


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk ka ndonjë agjendë më të rëndësishme sesa ajo evropiane, prandaj ka kërkuar nga ministritë përkatëse që të përmbushin kriteret e përcaktuara nga BE-ja.

“Për më tepër, para fillimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim duhet të sigurojmë që institucionet e Qeverisë janë të përgatitura për menaxhimin e këtij procesi shumë të ndërlikuar dhe të gjatë. Reforma e administratës publike mbetet ende sfidë dhe kërkohet një punë me intensive në këtë drejtim”, ka thënë Thaçi në takimin e njëmbëdhjetë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Takimi organizohet me qëllim që të diskutohen të arriturat dhe problemet me të cilat ballafaqohen ministritë, njëkohësisht edhe objektivat e identifikuara si më prioritare, që duhen të përmbushen në afat sa më të shkurtër për plotësimin e kritereve.
XS
SM
MD
LG