Ndërlidhjet

Të dyshuarit e 11 Shtatorit shpërfillin gjykatën


Guantanamo
Guantanamo
Organizatori i dyshuar i sulmeve të 11 Shtatorit dhe katër bashkë-konspiratorët e tij kanë shpërfillur gjykatën ushtarake amerikane në Guantanamo Bej.

Khalid Sheik Muhamed dhe katër të tjerët janë paraqitur për herë të parë në gjykatë, pas më shumë se një dekade të sulmeve terroriste.

Mbi ta rëndojnë 2,976 aktakuza për vrasje në sulmet e vitit 2001.

Në seancën e së shtunës, Muhamedi dhe të akuzuarit e tjerë kanë hequr dëgjueset që u siguronin përkthimet në arabisht dhe kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet e gjykatësit, Xhejms Poll.

Gjykimi i tyre është vonuar me vite nga ndryshimet e lidershipit në Shtëpinë e Bardhë dhe mospajtimet se si dhe ku të gjykohen të akuzuarit.

Nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA kanë humbur jetën rreth 3,000 persona.
XS
SM
MD
LG