Ndërlidhjet

BE uron Serbinë, falënderon OSBE-në


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Bashkimi Evropian ka uruar Serbinë për, siç ka thënë, organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare dhe presidenciale.

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, ka falënderuar edhe OSBE-në për lehtësimin e zgjedhjeve në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

"Më konkretisht, ne duam të përgëzojmë OSBE-në për lehtësimin e votimeve në Kosovë dhe për mënyrën paqësore të mbajtjes së tyre", ka thënë Maja Kocijançiq.

Nga rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve presidenciale serbe, Boris Tadiq, nga Partia Demokratike, është në përparësi të ngushtë ndaj rivalit nacionalist, Tomisllav Nikolliq.

Tadiqi dhe Nikolliqi pritet të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 20 maj.

Serbia, të dielën, ka votuar për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.
XS
SM
MD
LG