Ndërlidhjet

Kosovë: Misteri në financimin e subjekteve politike


Pamje nga takimi i sotëm i organizuar nga KDI dhe TIK në Prishtinë
Pamje nga takimi i sotëm i organizuar nga KDI dhe TIK në Prishtinë
Në Kosovë, prej pasluftës e deri tash, subjektet politike asnjëherë nuk kanë treguar vullnet politik për t’i bërë publike raportet e tyre financiare, përfshirë të ardhurat, kontributet, burimet e financimit, pasuritë, detyrimet, kapitalin dhe shpenzimet, në mënyrë të drejtë.

Kështu u tha sot në një takim në Prishtinë, që është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency International Kosova.

Mëtutje, Kujtim Bytyçi, nga programi “Transparenca dhe Antikorrupsioni”, ka theksuar se “as me hyrjen në fuqi të Ligjit për financimin e partive politike në vitin 2010, nuk ka ndonjë lëvizje përpara”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive politike të Kosovës, ka njoftuar Instituti Demokratik i Kosovës.
XS
SM
MD
LG