Ndërlidhjet

Romni kundër martesës midis gjinisë së njëjtë


Kandidati potencial i republikanëve për president, Mit Romnei
Kandidati potencial i republikanëve për president, Mit Romnei
Kandidati potencial i republikanëve për president, Mit Romni tha se nuk e mbështet martesën e homoskesualëve, apo bashkimin civil, një ditë pasi që presidenti amerikan Barak Obama doli hapur në mbështetje të martesës së personave të gjinisë së njëjtë, transmeton AFP.

“Unë kam pikëpamjen e njëjtë për martesën, sikur që e kam pasur kur kam qenë guvernator dhe këtë e kam shprehur disa herë: unë besoj se martesa është një marrëdhënie në mes të një burri dhe gruaje”, ka thënë Romni.

Ai ka thënë se “nuk favorizon martesën në mes të personave të gjinisë së njëjtë, dhe as bashkimin civil, po që se ai është identik me martesën, dhe ndryshon vetëm nga emri”.

Ky qëndrim është i ndryshëm nga ai i ish presidentit republikan Xhorxh Bush, i cili në vitin 2004 ka thënë se e mbështet bashkimin civil, dhe ka argumentuar se partia e tij gabonte në lidhje me këtë çështje.

Megjithatë, edhe Bush ka kudnërshtuar martesën e personave të gjinisë së njëjtë gjatë dy mandateve sa ka qenë president.
XS
SM
MD
LG