Ndërlidhjet

logo-print

Nikoliq nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve, planifikon protesta


Tomisllav NIkoliq

Tomisllav NIkoliq

Lideri i Partisë Progresive Serbe opozitare, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar sot se nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dhe se prej nesër do të fillojnë “protesta të qeta, demokratike, jo të dhunshme në mbarë Serbinë”.

Zoti Nikoliq u tha gazetarëve, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Progresive Serbe, se kjo parti nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit, të cilat i ka publikuar Komisioni Zgjedhor Republikan.

Vendimi për protesta në Beograd dhe ai për mospjesëmarrjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj, do të merret nesër, ka thënë Nikoliq.
XS
SM
MD
LG