Ndërlidhjet

Turqi: U kthyen dy gazetarët e burgosur në Siri


Dy gazetarët turq janë liruar nga Siria me ndërmjetësimin e Iranit, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutogllu
Dy gazetarët turq janë liruar nga Siria me ndërmjetësimin e Iranit, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutogllu
Dy gazetarët e burgosur në Siri, prej muajit mars, janë kthyer në Turqi, pasi Irani veproi si ndërmjetësues për lirimin e tyre.

Adem Ozkoshe dhe Hamt Çoshkun, arritën sot në Stamboll, me një aeroplan nga Teherani.

Të dy personat mendohet se janë arrestuar në fillim të muajit mars, pasi kishin hyrë në Siri për të raportuar për luftimet ndërmjet forcave lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, dhe kryengritësve opozitarë në qytetin Idlib, afër kufirit me Turqinë.

Dëshmitarët kanë thënë se ata të dy ishin arrestuar nga militantët pro-qeveritarë, dhe i ishin dorëzuar inteligjencës së Sirisë.
XS
SM
MD
LG