Ndërlidhjet

Serbët në veri protestuan ndaj rezultateve të zgjedhjeve serbe


Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës gjatë një procesi zgjedhor
Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës gjatë një procesi zgjedhor
Serbët e veriut të Kosovës mbajtën një protestë simbolike si shenjë revolte ndaj rezultateve për zgjedhjet serbe të 6 majit.

Afro 50 automjete me targa serbe thuhet se u mblodhën duke vozitur, si shenjë proteste, nga Zveçani e deri te ura kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë për t’u kthyer sërish në Zveçan.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Rezultatet e Komisionit Zgjedhor Republikan parashohin mbajtjen e rundit të dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë më 20 maj.

Për postin e presidentit pritet të garojnë ish-presidenti, Boris Tadiq, dhe konkurrenti i tij nga Partia Progresive Serbe, Tomisllav Nikoliq.
XS
SM
MD
LG